Skuadra e Levantes po kryeson 2-0 në pjesën e parë ndaj Real Betisit. Tek Levante aktivizohet edhe lojtari me origjinë shqiptare Enis Bardhi i cili realizoi në këtë sfidë. Borja Majoral shënoi në minutën e 21 të takimit, kurse në minutën e 35 Bardhi dyfishoi rezultatin për të dërguar ekipin e tij të qetë në dhomat e zhveshjes
Sulmuesi që luan me Maqedoninë e Veriut goditi bukur në një pozicion diagonal duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje rrafsh me tokën. Levante me këtë fitore nëse vazhdon ta mbajë deri në fund rënditet në mesin e tabelës.
PANORAMASPORT.AL