Një tërmet me madhësi 5.3 tronditi ishullin grek, Rodos, mbrëmjen e sotme.
Mediat greke raportojnë se lëkundja u regjistrua në orën 20:43, rreth 20 km në verilindje të Rodos. Epiqendra ishte raportuar 40 kilometra thellësi nën tokë.
Fatmirësisht nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar. Gjithashtu raportohet se tërmeti është ndjerë deri në Marmaris.
Ndërsa mediat turke raportojnë se tërmeti ndodhi shumë afër bregdetit të Turqisë dhe konkretisht në vendpushimin turistik të Marmaris.
Informacioni i parë tregon se nuk ka pasur viktima ose dëme në zonat e Turqisë ku u ndje tërmeti, siç raportohet nga Drejtuesit Lokalë të provincës turke.