Një mjek i Hematologjisë, A.P, 57 vjeç, i prekur nga COVID-19 dhe shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, është përkeqësuar papritmas nga sëmundja.
Kolegët e tij e kanë futur në intubim, pasi ditët e fundit gjendja e mjekut ka ardhur duke u rënduar
Në Spitalin Infektiv gjenden të shtruar 84 pacientë dhe vazhdon të ketë shtrime të tjera pacientësh të sëmurë nga koronavirusi.
Reparti i Hematologjisë në QSUT është prekur më shumë nga infeksioni i koronavirusit.