Nga Zenel Hoxha
Izolimi( vetë-izolimi) i Shqipërisë per herë të tretë qe nga 1946,nuk eshtë faj i Bashkimit Europian, por është direkt si rrjedhojë e pa -aftësise të gjitha institucioneve shtetërore, politike dhe mediatike të vendit tonë.
Nuk pati kordinim të gjithëanshëm,per të ruajtur atë qe u arrit ne 4 muajt e fundit gjatë pandemisë, me shumë perpjekje e vullnet si nga stafi mjekësor, disa drejtues të perkushtuar dhe mbarë populli shqiptar i cili qendroj në izolimin vuajtës-të plotë.
Populli u provokua disa here, duke e detyruar të dalë ne protesta. Protokollet pandemike të pas izolimit nuk u ndoqën ne rregull, raportimet nga institucionet shendetësore,vazhduan si në kohen fushatave të korrave, të para 90-es,pa asnje lloj analize shkencore e mediatike.
Prej 30’vjetësh askush nuk di se çbëhet me vendin tonë, i cili eshtë katandisur në një han pa porta, kjo si pasoje e rrembimit/vjedhjes të pushtetit nga njerëzit më anti shqiptar ne histori. Per imazhin,sigurinë e vendit,funksionimin efikas të institucioneve inteligjente, diplomatike, lobuese askush nuk kujdesohet me frymën kombëtare. Atdheu ynë vazhdon të kafshohet si nga brenda por edhe nga jashtë. Pasojat tashmë po i shohim çdo ditë. Popull i dekurajuar, deri ne arrati,ekonomi drejt rrenimit. Çohu shqiptar!