Një tjetër kandidate nga lista. Partisë Demokratike ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.
Bëhet fjalë për kandidaten e PD-së në Gjirokastër, Florjana Dhimitri, e cila ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit pranë Komisionit Qendror Zgjedhor, ku pritet të kërkojë edhe mandatin e deputetit.
Kujtojmë që sot në Kuvend u betuan tre deputetë të rinj. Korab Lita, nga lista e Tiranës, Arlind Çarçani në Korçë dhe Halil Jakimi në Dibër vinin nga listat PD-së. Me betimin e tyre numri i ligjvënësve në Kuvend shkon në 102.