BallinaAktualitetEMRI/Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së

EMRI/Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së

spot_img
spot_img

Me 108 vota pro në Parlament, Arben Shehu është zgjedhur si kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Parlamenti ka miratuar kandidaturën e Presidentit të Republikës Ilir Meta për kryetarin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Arben Shehu ka marrë 108 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim.

Pas votimit, Shehu ka bërë dhe betimin si kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai falënderoi deputetët e Kuvendit për besimin që i dhanë.

Ky është propozimi i katërt që Meta dërgoi në Kuvend për këtë post. Më herët, mazhoranca ka rrëzuar kandidaturat e Vitore Tushës, Bahri Shaqirit dhe Petraq Milos.

Arben Shehu ka një eksperiencë 15-vjeçare në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular