BallinaAktualitetZgjedhjet vendore, del rivali i parë i Veliajt: Erioni i korruptuar si...

Zgjedhjet vendore, del rivali i parë i Veliajt: Erioni i korruptuar si Rama

spot_img
spot_img

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima do të kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 30 Qershorit. Në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, ish-deputeti i PS sqaroi se nuk do të lejojë Veliajn të marrë një mandat të dytë.

“Kam vendosur që t’i kërkoj mbështetje Kongresit të partisë ZGJIDHJE që t’i shpall garë Erion Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Është shumë e rëndësishme, për ta bërë bashkinë të hapur për qytetarët, pushtet të qytetarëve, pushtet njerëzor dhe efektiv. Së dyti mendoj se është shume e rëndësishme që të ndërpresim vazhdimësinë e Erion Velisë, sepse Veliaj është një person shumë tipik përfaqësues sektit të Rilindjes, ka të njëjtën filozofi të njëjtë si Rilindja, njësoj si Rama, person i kulturës korrupsionit, merret thjesht me korruptimin”, nënvizoi ai.

Kokëdhima shpall kandidaturën në një kohë që opozita nuk ka vendosur ende nëse do marrë pjesë në këto zgjedhje. Eksponentë të saj kanë lënë të kuptohet në daljet mediatike se mund t’i bojkotojnë per sa kohë që Rama të jetë kryeministër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular