Dy persona te tjere kane humbur jeten nga COVID-19. 47 të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjësohen për respektimin e masave të vendosura.
Situata serioze në spitalin infektiv ku ka dhe mosha të reja të shtruara, kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të ruajtur distancimin fizik, për të ruajtur higjienën personale, për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura, apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike prej të paktën 1.5 metër.