Teksa transporti ndërqytetas ka rinisur, por i diktuar nga rregullat për shkak të situatës me koronavirusin, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë theksoi se me rëndësi mbetet vigjilenca, pasi rreziku është prezent.
MESAZHI I RAMËS
🟢 Terminalet dhe Transporti Ndërqytetas e Rrethqytetas janë rikthyer në punë me kujdes e respekt masash!👍
Me RËNDËSI mbetet vigjilenca nga të gjithë, sepse rreziku është prezent dhe mund të mbrohemi vetëm duke respektuar 🔴 Protokollet e Sigurisë!
Task-Forca e Transportit Rrugor – MIE👮♀️🚔👮 vijon çdo ditë të jetë prezente në të gjitha terminalet dhe akset rrugore për kontroll e disiplinim ndaj paligjshmërisë.
‼️Për çdo shqetësim DENONCO në 👉www.dpshtrr.gov.al