BallinaPolitikeAmbasadorja e SHBA: “Rrotacioni politik është si qarkullimi i ri gjakut!”. E...

Ambasadorja e SHBA: “Rrotacioni politik është si qarkullimi i ri gjakut!”. E thënë shkoqur: Duhet ndërrim pushteti!

spot_img
spot_img

Në një intervistë të realizuar shkëlqyer nga Sokol Balla me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku nga Vlora, në det, në Pashaliman u tha prerë nga kryediplomatja amerikane: Asnjë ndryshim dhe manovrim me Marrëveshjen e nënshkruar në Rezidencën Amerikane mes PS-PD-LSI.

Ambasadorja ishte si asnjëherë tjetër e prerë kur pohoi se SHBA nuk lejon që të bëhen manovra apo të guxohet që të mos miratohet Marrëveshja, bile shtoi se nuk pranohet asnjë ndryshim. Nënteksti i saj ishte se asnjë presje nuk hiqet më nga ajo që është firmosur.  Më saktë dhe hapur se kaq ambasadorja simpatike Kim nuk ka folur ndonjëherë. Duhet thënë se mënyra e regjisë së emisionit “Real Story” këtë herë ishte pak të thuash brilante.

“5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit. Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton”,- deklaroi ambasadorja e SH

Yuri Kim komentoi dhe kërkesat që vijnë nga një pjesë e rilindjes për ndryshim sistemi, lista të hapura dhe çështje të tjera. Ajo tha se mirëkupton çdo kërkesë, por aktualisht synimi i saj si kryediplomate dhe ajo që kërkohet nga klasa politike është konkret dhe lidhet me procesin e integrimit në BE. Ajo e ka krahasuar situatën në vend me një situatë pengmarrje që po pengon integrimin e vendit. “Sepse kur njerëzit flasin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specifik. Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme”,- deklaroi Ambasadorja e SHBA.

E pyetur nga gazetari Sokol Balla nëse mesazhi shkon për qeverinë, pasi ajo i ka votat dhe mund ta kalojë marrëveshjen, diplomatja e SHBA u shpreh qartë dhe prerë: “Po, them që marrëveshja e 5 qershorit është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri”.

Apeli i ambasadores vjen në kohën që Partia Socialiste ka tentuar disa herë të shtyjë votimin e reformës zgjedhore, të miratuar mes palëve më 5 qershor. Kryeministri Edi Rama ka nisur një seri negociatash të gjata me deputetët e gjasme opozitës dhe kërkon të shkojë deri në ndryshimin e Kushtetutës dhe ndryshimin e sistemit. Me mesazhin e dhënë dje, kryediplomatja amerikane ka prerë çdo tentativë për cenim të marrëveshjes dhe rihapjen të debatit për reformën zgjedhore. Vetëm me një fjali ka bllokuar çdo shteg dhe tentativë për të sabotuar paktin poliktik: “5 qershori, është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri”.

Më saktë dhe shkoqur nuk mund të thuhet!

Tani votojeni dhe mos bëni llafe Rilindje!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular