BallinaKryesoreS’ka gjendje të jashtëzakonshme, Kosova merr masa të reja në luftën ndaj...

S’ka gjendje të jashtëzakonshme, Kosova merr masa të reja në luftën ndaj pandemisë së COVID-19

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha pas përfundimit të takimit të Këshillit të Sigurisë, se është marrë vendim që të shtohen masat pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.

Hoti deklaroi në një konferencë për mediat se gjendja po rëndohet por se nuk do propozohet “Gjendja e Jashtëzakonshme”, por se do shtrëngohen masat anti-COVID-19.

“Siç e keni parë nga shifrat, gjendja po rëndohet. Jemi në limitet e kapacitetet. Jemi duke krijuar kapacitete shtesë. Javëve të fundit kemi marrë disa vendime për masa të reja. Kemi shqyrtuar dy skenare, shtimi i disa masave dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Sapo e kryem edhe mbledhjen e Këshillit e Sigurisë, kemi marr vendim që shkojmë me skenarin e parë. Ku në mbledhjen e Qeverisë do të miratohen disa nga masat. Masat do të janë rigorozitet që kemi marr, siç janë maska, distanca dhe higjiena”, tha Hoti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular