Në ditët kur diskutohet dislokimi i forcave ushtarake në Rinas, pas supergrabitjes disamiliona euroshe, një ushtarak ka denoncuar diskriminimin financiar që u bëhet nga Ministria e Mbrojtjes që i la pa dieta.
Ushtaraku shkruan se ka dy muaj që është në shkollën bazë të ushtrisë në Bunavi të Vlorës, ku duhet të paguhej 8 mijë lekë për shpenzimet e rrugës.
Por ka dy muaj që këto dieta nuk paguhen nga Ministria e Mbrojtjes dhe gjysma e ushtarakëve mbeten në shkollë në fundjavë, pasi nuk kanë para të paguajnë rrugës.
Denoncimi i ushtaraku dixhital është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha.
Ndërsa ushtaraku i ka bërë një propozim ministres Xhaçka, që të lejë një shishe verë në fundjavë dhe tu japë paratë e rrugës ushtarakëve që të kthehen edhe ata pranë familjeve të tyre.
‘Propozimi i ushtarakut për ndrikullën puçiste Xhaçka!
Lexoni mesazhin e ushtarakut dixhital. sb
Prsh Z Berisha
Doja te beja me dije nje shqetesim
Kemi 2 muaj NE shkollen baze te ushtrise NE Bunavi te vlores
Paguhemi 8 mij leke per shpenzimet e rruges
Ka 2 muaj qe nuk marrim asgje dhe gjysma ngelin ne shkolle gjat fundjaves se nuk Kan leke per rruge
I them znj ministre lere PA blere nje shishe vere dhe na paguaj se ngelem ketu”, shkruan ushtaraku dixhital.