Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se ndryshimet e sistemit zgjedhor, duke theksuar se “opozita jashtëparlamentare dhe ajo presidenciale nuk duhet të shqetësohen për koalicionet parazgjedhore”, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Në një postim në facebook, Bardhi thotë se Rama është i tmerruar nga zgjedhjet, ndërsa e ka ftuar që të lexojë mirë deklaratën e Zv.kryetarit të grupit të CDU/CSU-së, Johann Wadephul, tha se ndalimi i koalicioneve parazgjedhore do të ishte një shkelje serioze e marrëveshjes së 5 qershorit. Numri dy i CDU-CSU thekson se ndryshimi kushtetues do të minonte reformën zgjedhore.
“Të gjithë e kanë kuptuar tmerrin tënd nga zgjedhjet, por frika jote nga humbja e pushtetit nuk mund të marrë peng Shqipërinë. Edi Rama lexoje mirë këtë deklaratë të Bundestagut dhe lëri lojërat e pista politike në kurriz të shqiptarëve”, shkruan Bardhi.