Detaje të reja kanë dalë në lidhje me gruan 49-vjeçare që humbi jetën gjatë ditës së sotme nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për një 49-vjeçare nga Kruja e cila një ditë më parë kishte pasur ditëlindjen. Në pamundësi për ta parë, fëmijët i kishin dërguar një tufë me lule në spital. Por duket se gruaja ishte në gjendje të rëndë. Gjithashtu mësohet se ajo prej muajsh jetonte në një kontenier, pasi shtëpinë ja kishte shembur tërmeti i nëntorit.