Nga Hakik Mena
Origjina e tane te kqijave ne Shqipnine londineze ashte: dhunimi i votes!
Harroni gjithçka para votes se lire.
Deri at dite, qe ne Shqipnine londineze do te mundsohen zgjedhje te lira, te ndershme e demokratike, nuk po themi si ne Zvicer, Suedi e Norvegji etj etj, se ndoshta po na quejne jashte realitetit, por te pakten si ne Slloveni e Kroaci, e madje dikush me te drejte mund te thote: po te pakten si ne Dardani; Shqipnia kurre nuk do te jete e qete e ashtu si duhet me qene, e pa krim, korrupsion , droge e skamje, por do te shkoj rrshane ne lufte per mbijetese.
E kur ke parasysh kusarine e barbarine e kryeme ndaj votes se lire e ne veçanti ndaj asaj nacionaliste gjate gjithe kohes se shokut tranzicion, pra ndaj pikes ma elementare dhe thelbsore te demokracise: çdo reform, projekt, pikesynim a plan tjeter; me demek per me rregullu Shqipnine Londineze; ashte dytesor, tretesor e me radhe. Pra, thjeshte, jane reforma, projekte, pikesynime e plane utopike e hipokrite, mashtruese te rradhes , e absolutisht te destinueme me deshtue perderisa te vazhdohet te dhunohet vota.
E asnji force politike, pervecse atyne te djathta tradicionale, qe jane tash e 27 vjet viktim e drejte per drejte e persekutumit zgjedhor, nuk ka te drejte me e u ankue e me kerkue ma me te madhe se sa ato : standartin demokratik te votimit . E sot, ashte koha qe kto te djathte, ma shume se kurre e se çdo kush, me u ‘ÇJERRE per realizimin e kesaj norme elementare te demokracise qe edhe ne shtetet ballkanike te krijueme shume ma vone se i yni e me demokraci te brishte e kane zgjidh me kohe ket problem, qe per ne, pafundesisht rezulton te duket luks e madje utopik.
Do te thoja qe qeveria e pare, qe do t’realizoj nji projekte te tille (bazue n’realitetin e gjendjes politike nuk shohe asnji shprese ne nji te ardhme te aferte e ndoshta mund te marre edhe dekada), pa presionet e te huejve, por me vullnetin e tyne, do te ngelet ne histori ( vertete standarti ashte i ulet por para kti realiteti ndodhet vendi yne), e me te drejte do te ket meriten si qeveria e pare qe krijoi zgjedhje te lira e demokratike ne Shqipni qe mbas rrezimit te komunizmit ne vendet e Europes juglindore. Por, per me qene realist e te sinqerte, nji projekte te tille nuk besoj se mund te realizohet, perveçse prej nji qeverie te djathte tradicionale ( qofsha i gabuem), sepse sigurimi i votes se lire ashte pjese themeltare e te ndertuemit shtet e te pasunit qeveri me pergjegjesi kombtare, e te majtet jane shquejtun e shquhen per me shkaterrue e jo me ndertue.
Si perfundim, votimet e lira e demokratike, te nji niveli me vendet demokratike te Europes perendimore, duhet te jene absolutisht te pa diskutueshme , te pa negociueshme, e te pa tolerueshme ndaj çdo qeverie ne zgjedhjet e ardhshme . Ne fakt, çdo qeveri qe deshiron ose pretendon si demokratike duhet me ju sigurue qytetareve te vet, ne ket rast shqiptareve, me pa t’voglin çmim , pa diskutim e ne menyre zorile, kete element fillestar por thelbsor te demokracise, perndryshe duhet te konsiderohen diktatoriale.
Gjithçka fillon prej votes se lire, prandaj ajo duhet konsiderue e SHENJTE.