Vjollca Braho drejtoresha e ISHSH ka rezultuar e prekur me koronavirus dhe është shtruar ditën e sotme në spitalin e Sanatoriumit.
Abcnews.al mëson se Brahos i kanë nisur simptomat para 10 ditësh.
Ajo është ndër pacientet e para që transferohet nga spitali Infektiv në atë Covid-2 pas rihapjes së këtij të fundit për shkak të rritjes së infeksioneve me koronavirus.
Braho ka qenë pjesë e grupeve të kontrollit në terren, por edhe e ftuar në disa studio televizive për të folur për rolin e institucionit që ajo drejton në frenimin e pandemisë.