Shteti është i kapur dhe sistemi ka rënë’! Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti komenton protestën e paralajmëruar nga opozita sot, e cila sipas tij ka kauzë demokracinë. Në postimin e tij në “Facebook”, Panariti shkruan se kjo protestë organizohet në një kohë që sistemi në vend ka rënë.
Ish-ministri në postimin e tij fajëson Qeverisë shqiptare për situatën, ndërsa shton se situata e tensionuar mund të kalojë në anarki.
“Sistemi ka rene! Ai duhet ringritur! Ky është thelbi dhe kauza e protestës!
Sot në studio televizive dhe zyra kombetare dhe nderkombetare, flitet thjesht në terma formale. Si ti gjykojme levizjet politike brenda dhe ato jashtë sistemit?! Çfarë qendrimi të mbajme?
Kjo mënyrë e të arsyetuarit, konsiderohet si etaloni apo “shablloni” i matjes së të ashtuquajturit legjitimitet kushtetues në vend. Madje, ky etalon, ka shërbyer edhe si kriter i pozicionimit dhe vleresimit nga nderkombetaret i krizes se rende kushtetuese dhe institucionale të vendit!
Por mjerisht, nuk shihet dhe fshihet ajo që realisht po ndodh. Po ndodh që vendi nuk ka më sistem! Ai është jashtë binareve! Sepse nuk ka gjyqesor, nuk ka gjykata supreme, si ajo kushtetuese, ajo e larte e me radhe. Vendi nuk ka më parlament, tashmë të mbetur pa opozitë. Ai nuk ka më kontroll të lartë të shtetit, e keshtu me radhe. Prandaj Shqiperia i ka të permbysura, traret kushtetues të një demokracie funksionale. Per këtë aresye po rreshqasim në kaos dhe anarki, të cilat më pas ushqejne diktaturen, nxitin dhunen mbi qytetarin e pa mbrojtur nga një gjyqësor inekzistent!
Mjerisht perfunduam “shteti” i qytetarëve te sunduar nga ligje të cilat vetëm sa noterizohen ne kuvend. Sepse kalojne, ashtu sic shkruhen dhe gatuhen nga qeveria, pa debat, pa alternative.
Qeveria e vrau parlamentarizmin! Ajo neutralizoi te drejten e ankimimit të opozitës ndaj shkeljeve kushtetuese me ligje të miratuara arbitrarisht me forcen e kartonit. Sepse nuk ka më “kontroll dhe ekuiliber” sepse institucionet garante të ketij mekanizmi thelbesor dhe demokratik u nxorren jashtë loje. Sepse kemi krim elektoral, të zbuluar dhe të denoncuar, por të pa hetuar dhe ndeshkuar! Pra pushteti ka kapur shtetin dhe vetë sistemin!
Opozita kerkon nxjerrjen e vendit nga “State Capture” apo clirimin e tij nga modeli “Shteti jam unë”. Prandaj ringritja e sistemit me institucione garante dhe të balancuara, është thelbi i krizes që pret sot zgjidhje! Sigurisht, zgjidhje me zgjedhje, por jo me ato ku “melcite” i varen në qafe ujkut!
Kjo është sfida e demokracise, kjo është kauza e opozitës dhe e protestës sot.”-shkruan Panariti.