Pamjet që shihni vijnë nga spitali i Elbasanit, atje ku janë transportuar të plagosurit nga shpërthimi në Metalurgjik.
Ngjarja e rëndë ndodhi para pak minutash, në repartin e oksigjenit, ku thuhet se ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje gazi.
Gazetari Fatmir Popja ka siguruar për ‘BalkanWeb’ video ku shihet se si ambulancat transportojnë 3 punonjësit e plagosur. Po ashtu, në pamje shihen edhe shumë qytetarë, të cilët janë në pritje të lajmeve mbi të plagosurit.