Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, mori 99 vota pro.
Pakti i 5 Qershorit, erdhi si rezultat i ndërmjetësimit të faktorit ndërkombëtar në mbledhjet e Këshillit Politik.
“Panorama” ka mësuar se deputetët që kanë votuar kundër këtij pakti janë:
Adriatik Alimadhi
Halil Jakimi
Korab Lita
Myslim Murrizi
Ylli Shehu
Halit Valteri
Ndërsa deputetët që nuk votuan për marrëveshjen e 5 qershorit janë:
Arlind Çaçani, Bledar Çuçi, Tom Doshi, Arben Elezi, Eljo Hysko, Ligoraq Karamelo, Lefter Koka, Erion Piciri, Enver Roshi, Nikolin Staka, Sadi Vorpsi dhe Alban Zeneli.
Vota e deputetit Ralf Gjoni mësohet se është cilësuar e pavlefshme. Kjo, pasi “në kuadratet e votimit ka bërë shënime dhe shenja jashtë objektit të votimit. Për këtë arsye, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën e vlerëson të pavlefshme”.