BallinaKronikeFOTO/5 muaj i zhdukur, trupi i 35-vjeçarit gjendet i groposur. “Riku” dyshohet...

FOTO/5 muaj i zhdukur, trupi i 35-vjeçarit gjendet i groposur. “Riku” dyshohet se ishte i përfshirë në…

Gjendet i groposur në Shkup të Maqedonisë së Veriut Shyqyri Beu, 35-vjeçari nga Kavaja që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që prej datës 7 mars 2020.

Shyqyri Beu_rikubeu

Ai ishte qëlluar me armë zjarri dhe më pas groposur disa kilometra larg kryeqytetit maqedonas. Mësohet se kufoma u zbulua e groposur në periferi të Shkupit rreth dy javë më parë dhe vetëm para disa ditësh analiza e ADNsë konfirmoi se ajo i përkiste Riku Beut, nga Kryevidhi i Kavajës.

 

Ka qenë një efektiv i policisë lokale, që nëpërmjet burimeve, ka zbuluar se në afërsi të një fshati ndodhej i groposur trupi i një personi të seksit mashkull, rreth 35 vjeç dhe ka informuar kolegët e tij, të cilët nisën menjëherë kërkimet për identifikimin e kufomës.

Autoritetet nga kryeqendra e Maqedonisë së Veriut kontaktuan homologët e tyre në Shqipëri dhe këta të fundit dërguan shenjat e gishtërinjve të të zhdukurit nga Kavaja, shenja që rezultuan të njëjta me ato të Riku Beut. Krahas verifikimit nga ana e familjarëve, edhe analiza e ADN-së dhe materiali gjenetik i marrë nga trupi i pajetë përputhet me shenjat e gishtave të Riku Beut.

ZHDUKJA

Riku Beu, babai i një fëmije, u largua nga banesa e tij në Kryevidh të Kavajës më datë 7 mars të këtij viti pa lënë asnjë gjurmë. 35-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia për vjedhjen e një automjeti, më shumë qëndronte i fshehur me qëllim të mos arrestohej nga Policia. Ndaj edhe familjarët e tij, kryesisht bashkëshortja nuk e kishte vënë shumë re mungesën e tij, duke menduar se vazhdonte t’i fshihej Policisë. Pas disa ditësh pa kontaktuar me bashkëshortin, ajo dhe familjarët e tjerë të Rikut alarmohen dhe duke ditur të shkuarën e tij që ishte i lidhur më grupe kriminale vendosën ta denonconin të zhdukur 35-vjeçarin në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Prokuroria e Kavajës prej datës 10 prill 2020 kishte nisur një procedim për akuzën e “Largimit nga banesa”, kjo pasi nuk kishte asnjë të dhënë se ai mund të ishte rrëmbyer nga persona të tjerë, ndërkohë 14 ditë më vonë (24 prill 2020) ky procedim është pushuar nga ana Prokurorisë së Rrethit.

Disa ditë pas denoncimit kishte informacione se 35-vjeçari ndodhej në Maqedoninë e Veriut nga ku kishte kaluar ilegalisht kufirin në Qafë-Thanë, pasi kishte probleme me drejtësisë shqiptare, për shkak se akuzohej për vjedhjen e një makine.

DYSHIMET

Shyqyri Beu ishte një personazh me një të kaluar të afërt të dyshimtë, ndaj edhe Policia dyshon se ai është ekzekutuar nga bashkëpunëtorët e tij apo grupe rivale për prishje të pazarit të drogës.

Riku Beu dyshohet se shërbente si korrier që transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut dhe anasjelltas, ndërsa ishte i lidhur me disa personazhe të njohur të botës së trafikimit të drogës në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm.

Pak kohë më parë Beu është akuzuar nga një i njohur i tij në Elbasan se i kishte lënë makinën në mirëbesim dhe 35- vjeçari nga Kavaja e kishte shfrytëzuar për të transportuar drogë. Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular