Një djalë vetëm 12 vjeçar ka gjetur vdekjen këtë të dielë, teksa kishte shkuar në plazh.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tale. I mituri mësohet se është mbytur në det, teksa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 26.07.2020, në Tale , Lezhë është mbytur në det i mituri 12 vjeç , banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.