Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë. Për pasojë, një person ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar nga Policia e Kosovës.
‘Sot, më 26.07.2020, në ora 15:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Komoran. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë’, ka thënë Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, për Express.
‘Sipas ekipit mjekësor një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete. Njësia policore e autostradës po merret me matjet dhe shikimin e vend-ngjarjes’, ka shtuar ai.
Gazeta Express ka sjellë pamje nga vendi i aksidentit: