Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 56 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e sëmurë mendore.
Policia thotë po ashtu se nga egzaminimet ka rezultuar se gruaja është 8 muajshe shtatzënë.
Njoftimi i plote
Në datë 24.07.2020, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan shtetasin E. B., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore dhe nga egzaminimet ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur”.