Zbardhet votimi për raportin e presidentit Ilir Meta, të përpiluar nga komisioni që u ngrit për shkarkimin e tij, por që nuk arriti të vërtetojë asnjë akuzë.
Sipas të dhënave, mësohet se 78 deputetë kanë votuar kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta, duke iu referuar dhe raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor ndaj tij.
Ndërkohë që 17 deputetë kanë votuar kundër gjetjeve përfundimtare të Komisionit Hetimor dhe 8 abstenim.
Votimi për Presidentin Ilir Meta:
Pro shkarkimit: Eugen Bojaxhiu , Arlind Çaçani, Gjetan Gjetani, Ramazan Gjuzi, Majlinda Halilaj, Korab Lita, Mylym Murrizi, Elvis Meço, Kostaq Papa, Krenar Rruçi, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Edmodn Stojku, Ylli Shehu, Koci Tahiri, Halit Valteri, Alban Zeneli.