Pas mbërritjes përpara parlamentit protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor. Ata hedhin kapsolla, tymuese e flakadanë.
Kaq ka mjaftuar që policia të hedhë gaz lotsjellës.
Për gati 2 orë protestuesit qëndruan përpara kryeministrisë dhe pas thirrjes së liderve të PD u zhvendosën përpara parlamentit.
Raportohet se disa protestues janë plagosur.