Nga Ylli Manjani
Me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, merr fund konstitucionalizmi e bashkë me të edhe ambasadorokracia.
Pas këtyre ndryshimeve bëjn mirë të qepin sqepin dhe të mbyllen në selitë e tyre.
Askush i beson më në ato që thonë.
Le të bëjnë ato detyrat e tyre në rrugë diplomatike, pra të fokusohen ekskluzivisht në çështje të vendeve që përfaqësojnë. Si në çdo vend tjetër xhanëm. A ka Italian që e di se kush është ambasadori amerikan në Itali?!
Boll me deklarata që japin gjykime politike. “Dashnori” i tyre Edi Rama ua tregoi vendin me thënë të drejtën.
Pushteti monist i Edi Ramës, ndërtimi i shtetit, ekonomisë e demokracisë janë çështje të popullit shqiptar.
Gjithmonë kështu ka qenë, por pakkush ka dashur ta besojë…