Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e 21-shit në Tiranë.
Mësohet se ka mbetur i plagosur një person ndërsa në aksident janë përfshirë një makinë tip Smart dhe një makinë shtetërore.
Mjeti tip Smart është përplasur me makinën e ministrisë së Brendshme dhe në pamje duket se është përmbysur në mes të rrugës
Dëshmitarët bëjnë të ditur se Smarti është përplasur në gomën e fuoristradës me targa MB 414 AA dhe është përmbysur.
Prej aksidentit ka mbetur i plagosur vetëm drejtuesi i Smart-it ndërsa Newsbomb bën me dije se në mjetin e Ministrisë së Brendshme ndodhej drejtori i Policisë së Dibrës.