Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa i është kundërpërgjigjur ministres së Mrojtjes Olta Xhaçka në lidhje me protestën e organizuar nga opozita. Xhaçka e cilësoi protestën dhe protestuesit se ishin grup i vogël dhunuesish që nuk duan Shqipërinë në Europë.
Statusi i plotë i Zhupës
Protestuesit e duan Shqiperine si Europa, ti Olta dhe shefi yt e doni Shqiperine si rinasi ku bashkevidhen 10 milion euro ne mes te dites duke cenuar sigurine kombetare. Ti dhe shefi yt keni siguruar me “arritjet” tuaja qe Shqiperise te rrezikohen ti kthehen vizat.
Ne fakt ju e keni ne gen luften kunder Europes, NATO-s, vizave prandaj dhe po zhbeni cdo arritje te ketij vendi. Por nuk do arrini dot te ndalni valen qytetare, qe duan nje Shqiperi me standartet europiane dhe do e fitojne kete beteje me sakrifica dhe mund.