30-vjeçari i cili ra nga lartësia mbrëmjen e sotme duke shkaktuar panik në zonën e Unazës së Re, dyshohet të jetë vetëhedhur.
![foto ilustruese, bllok pallatesh tek Unaza e Re](http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2020/08/unaza-e-re.jpg)
Policia në një informacion paraprak, bën me dije se “dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.