Një automjet është përfshirë nga flakët në afërsi të Ishmit në Durrës, teksa ishte duke ngjitur një malore.
Dyshohet se nga flakët janë lënduar personat që kanë qenë brenda në automjet
Dy zjarrfikëse nga Durrësi dhe Fushë-Kruja janë nisur drejt vendngjarjes.
Nuk dihet ende shkaku që ka shkaktuar këtë incident.