BallinaAktualitet“Të kërkohet ndihmë nga Italia”- Apeli i Metës: Të nisë terapia me...

“Të kërkohet ndihmë nga Italia”- Apeli i Metës: Të nisë terapia me plazmë hiperimune për të prekurit me Covi

spot_img
spot_img

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon nga autoritetet që të ecet sa më shpejtë me terapinë me plazmë hiperimune.

Kreu i shtetit thotë se në këtë situatë është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë.

Një ditë më parë, mjeku i njohur Pellumb Pipero tha se po bashkëpunohet me italianët për ta futur këtë terapi edhe në vendin tonë.

Reagimi i plotë i Metës: Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.

Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli.

Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular