Një fëmijë 10 vjeç është mbytur në një pishinë në Durrës. Policia njoftoi se i mituri me inicialet E.T ishte nga Kosova. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, që ka ndodhur pak minuta më parë.
NJOFTIMI I POLICISë
Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë.