Gjatë meshës së të dielës, arqipeshkëvi i Shkodrës imzot Agelo Massafra kërkoi që të dënohen më shumë ata që bëjnë krime dhe padrejtësi. Ai tha se jeta po nënvlerësohet andaj kërkoi zgjim të vlerave humane.
Besimtarët e Krishterë në mbarë botën nisin javën e madhe, në pritje të festës së Pashkës.
Gjatë meshës së të dielës, Arqipeshkëvi i Shkodrës imzot Angelo Massafra apeloi që drejtësia të jetë më e ashpër ndaj atyre që bëjnë krime.
Angelo Massafra: Sa nëna prej jush kur u vdesin fëmijët para jush, sa vuani, nuk mund të matet.E kur njeri vritet dhe çohet djali i vdekur në shtëpi, çfarë dhimbje ka nëna.Apo aksidentet me makinë. Duhet të zgjohemi, të dënohen më shumë ata që bëjnë këto gjëra. Mendoj se jemi tepër sipërfaqësor, nëvlerësohet jeta e njerëzve, jeta e të tjerëve.
Dhjetëra katolikë të Shkodrës u bënë pjesë e meshës së shenjtë të kremtuar nga arqipeshkëvi imzot Angelo Massafra, i cili në të dielën e fundit përpara Pashkëve tha se atë që dikur ka vuajtur Krishti i kryqëzuar, po e vuan sot njerëzimi.
Angelo Massafra: Kur njeriu vuan sot, vuan dhe Krishti me ne. Nëse njeriu ja bën të mirën një nevojtari, ja bën Krishtit.
Liturgjia e të dielës së Larit përkujton hyrjen solmne të Birit të Zotit, Jezu Krishtit në Jeruzalem dhe historikun e mundimeve të Tij.
E veçantë kjo periudhë e 40 ditëshit të Kreshmeve për të krishterët ishte edhe në fshatin Nënshat, aty ku u zhvillua udha e kryqit të gjallë.
Kostumografia dhe i gjithë rrugëtimi i gjatë i vuajtjeve në malin e Kalvarit me 14 ndalesat e tij, erdhi ne formë të veçantë, bashkë me mesazhin që në fund jeta triumfon nga vdekja, siç edhe e simbolizon festa e Pashkëve që përkujton ringjalljen e Jezusit.
… [Trackback]
[…] Here you will find 48844 additional Information to that Topic: startnews.news/2019/04/14/thirrja-e-angelo-massafres-zgjohuni-jeta-po-nenvleresohet/ […]
Comments are closed.