Shuhet në mënyrën më të hidhur ëndrra e Berat Gjimshitit dhe Atalanta për të vijuar aventurën fantastike në Champions League. PSG përmbys rezultatin për tre minuta, përpara përfundimit të kohës së rregullt duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale.
Pasalic kaloi italianët në avntazh në pjesën e parë, në minutën e 27-të. Shifrat nuk ndryshuan deri në minutën e 90-të kur Marquinhos barazoi shifrat.
Francezët nuk u mjaftuan me kaq, por tre minuta më pas Choupo-Moting realizoi dhe golin e dytë duke vënë në jetë përmbysjen e madhe. Parisienët kalojnë më tej në gjysmëfinale ku presin të njohin kundërshtarin e tyre, fituesin e çiftit Leipzig-Atletico Madrid.