BallinaOP EDHimni i flamurit dhe himni i Lleshajt

Himni i flamurit dhe himni i Lleshajt

spot_img
spot_img

Nga Luçiano Boçi

Lleshaj krahas akuzave-këngë, na paska ironizuar protestuesit dhe për Himnin e Flamurit. Të gjithë ata në atë shesh, e kanë dëgjuar e kënduar shpesh Himnin që prej fëmijërisë. Edhe në klasë dhe në stadiume dhe në sheshe e takime. Asnjëherë ndoshta formalisht aq pa gabime, sa mundet ta ketë bërë pretenduesi Lleshaj, në orën e detyruar të Akademisë Ushtarake. Por ama, njëmijë herë më sinqerisht, më me forcë e më me shpirt dhe më bukur se zoti Lleshaj sot, apo si padroni i tij Ramë. Këtë e them me bindje. Brutoja e të kënduarit të protestuesve, me ato gabimet që i vriskan veshin Ministrit të punëve të brendëshme të krimit, është si një lloj note e 8-të, superiore e pentagramit të Himnit, që i përfshin të 7-ta e gjthçka transmeton një himn. Por mbi të gjitha, ka brenda atdhedashurinë e plotë, përkushtimin e sublimtë për fatet e vendit dhe vullnetin për të luftuar deri në fund për kauza të mëdha. Himni i Flamurit është i tillë se pikërisht, del nga zemra e qytetarëve të thjeshtë. Pesha e tij nuk përcaktohet nga pesha e spaletave të uniformës, por nga pesha e fateve që kanë vendosur mbi supet e tyre ata njerëz fare të vërtetë. E fateve të vendit. Ndërsa ju, sado me orkestra e muzikë ta shoqëroni e ta këndoni, prapë se prapë pa ngjyrë e pa formë ju del, pasi ju e përdorni atë vetëm si spot publiciteti të postit që mbani. Aq më keq që sot e ke harruar fare Himnin e Flamurit, zoti Lleshaj! Në vend të tij, në vend të Himnit të Atdheut, ju kënaqeni kur këndoni e mbani ison e Krye/M-it të vendit. E isoja juaj është e çjerrë, e zvargët, e shëmtuar në tërë kumtin e saj. Është e tillë, sepse ajo ka brenda gaz lotjellës, rrahje, dhunë, arrestime, ka histeri politike, ka mungesë atdhedashurie. Isoja-himn e juaja, është këngë korbash e jo këngë shqipesh zoti gjeneral. Është as më shumë e as më pak, marshi funebër i një qeverisje që po përcjell eshtrat e saj në funeral. E që në këtë funeral kërkon të tërheqë me zor fatet e një vendi të tërë. Por Himni i Flamurit i korit të njerëzve të thjeshtë, është më oshëtitës e më i fortë. Eshtë thirrja për betejat kundër së keqes në emër të shpresës, të së ardhmes dhe të vendit. Ndaj Himni i Flamurit, i kënduar prej tyre është Himni më i bukur në botë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular