Çdo vit “National Down Syndrome Society” i kujton botës se personat me sindromën Down janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë, duke shfaqur imazhet e tyre në “Time Square”.
Është bërë e ditur se me 12 shtator një ndër fotot që do të shfaqen në këtë shesh është edhe fotoja e Meriton dhe Fjolla Rracit.
Fjolla ka mbaruar studimet në Kosovë dhe prej më shumë se dy vitesh jeton në SHBA ku bën punë vullnetare dhe vazhdon trajnimet e ndryshme për personat me nevoja të veçanta.