Nga As.Prof. Taulanda Jupi
Sot në Ditën Botërore të Humanizmit duhet padyshim të falendrojmë cilëtdo që në themel të punës së tyre kanë shërbimin dhe ndihmën ndaj njerëzve që janë të pamundur dhe kanë nevojë për këtë ndihmë.
🙏🏻Por në këto ditë të rënda një falenderim dhe përulje u shkon atyre, heronjve tanë të heshtur, mjekëve, infermierve dhe të gjithë punonjësve të sistemit shëndetsor.
Muajt e fundit na kanë vënë përballë sfidave të vështira për shkak të #COVID-19.
Jemi të ndërgjegjeshëm për vështirësitë dhe mungesat pafund në spitalet dhe hallkat e shërbimit shëndetsor, por po kështu jemi të bindur se ju me kurajë dhe guxim bëni maksimumin tuaj, duke rrezikuar edhe jetët tuaja. Kjo është garancia më e madhe për ne në këto ditë plot ankth. ❤️