BallinaOP EDShkollat, çfarë kuptuat nga MASR? Ministrive ju doli gjumi, apo ju mbaroi...

Shkollat, çfarë kuptuat nga MASR? Ministrive ju doli gjumi, apo ju mbaroi donacioni i pushimeve?

Nga Qemal Çejku

Çfarë kuptuat ju nga ministrja e arsimit? Dy ministrive më në fund ju doli gjumi, apo ju mbaroi donacioni i pushimeve të tyre? Dolën me deklaratë, sigurisht jo nga detyrimi administrativ, apo për punën rutinë, por nga ngritja e zërit të shoqërisë civile , ekspertëve apo dhe opozitës. Ishte një papërgjegjëshmëri e institucioneve në bllok, ndërkohë që po vinte fundi i gushtit, akoma nuk kishim një reagim zyrtar në bazë të analizave apo studimeve, asnjë alternativë se kur dhe si do të fillojë viti i ri akademik 2020-2021. Kaluam dhe mbyllëm juridikisht një vit shkollor pothuajse të dështuar. Kjo erdhi nga tërmeti dhe nga pandemia, por duhet të pranojmë me kurajo e qytetari, se viti shkollor 2019-2020 nuk ka dhënë asnjë njohuri apo bazë për vitin e ardhshëm. Goditjet që erdhën nga tërmeti dhe pandemia ishin fatale; pandemia mbylli një hamendësim, që ministria e arsimit dështoi totalisht, pasi përveç RTSH-shkollë nuk u ndermorr asnjë masë. Dominuan platformat tradicionale por pa rezultat: WhatsApp, Viber, Messenger, Facebook, ndërkohê që me këto nuk kishin lidhje gati më shumë se gjysma e nxënësve. E tillë ishte gjendja në gjithë rajonin dhe në botë, por ata e zgjidhën me investime direkte në arsim, në sisteme, në paketa sociale interneti në shkolla dhe lidhje e tyre me nxënesit. Këto masa tek ne munguan, mungojnë akoma dhe nuk kemi asnjë shpresë.

Si përfundim sot kemi mbyllur një vit shkollor të cunguar apo të munguar, nëse i referohemi bazës së njohurive apo kalimit në një nivel më të lartë (kalimi në klasën tjetër). Dy ministret dolën bashkë në një vendim, ku mesa duket akoma nuk është fiksuar akoma data e fillimit të vitit shkollor; ministrja shumë herë theksonte …por… do e shikojmë rrugës hap pas hapi.
Asnjë udhëzim konkret, asnjë plan për ndarjen e teksteve etj etj, duke theksuar idenë që këto dolën nga presioni publik apo i ekspertëve. Zonja ministre, të nderuar drejtues institucioneve, po flasim për arsimin, pasojat e të cilit do i vuajmë më vonë, kur në dekadat e ardhshme nuk do të kemi një shoqëri të aftë për të përballuar nevojat e kohës dhe përgjegjësisë udhëheqëse apo administrative. Arsimi nuk është si ekonomia që jep efekte imediate, por pasojat e mëvonshme do të jenë të rënda e të pakthyeshme.
Strategjitë dhe investimet serioze në arsim i bëjnë njerëz dhe liderë me vizion dhe kurrë nuk pritet që ta bëjnë zhurma e propagandës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular