BallinaKronikeAksident i rëndë tek mbikalimi i Shën Vlashit, humb jetën një 45-vjeçar

Aksident i rëndë tek mbikalimi i Shën Vlashit, humb jetën një 45-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek mbikalimi i Shën Vlashit, Durrës.

Policia bën me dije, se për pasojë, ka humbur jetën një 45-vjeçar.

Viktima ishte duke drejtuar një motor, i cili ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit.

45-vjeçari humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i Shën Vlashit, Durrës, shtetasi Sh.Z., 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga. Menjëherë është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular