Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, përmes një postimi në rrjetet sociale, i bën thirrje të gjithë mjekëve dhe infermierëve të mos trajtojnë asnjë pacient që është i prangiosur.
Spahia merr shkak nga 26-vjeçari Armando Gecaj, protestuesi i djeshëm i cili qëndron në spital i prangosur dhe me disa policë mbi kokë.
KOLEGE, REFUZONI TRAJTIMIN E PACIENTEVE TE PRANGOSUR!
Si mjek por edhe si qytetar, vlerësoj reagimin e Avokatit të Popullit për rastin e 26 vjecarit, Armando Gecaj, që I dhunuar barbarisht nga policia, me shenja të dukshme në trup, ishte prangosur në krevat, ndërsa duhej të merrte mjekimin, edhe pse nuk kishte urdhër arresti ndaj tij, si të ishte kriminel, nga uniforma blu të verbuara nga presioni I PUSHT-etit, e duke I vënë shkelmin ligjit.
Kam një apel si mjek për të gjithë kolegët: refuzoni trajtimin e pacientëve të prangosur në krevat, si 26 vjecari mbrëmjen e kaluar! Nuk mundet që verbëria politike të na diktojë misionin tonë fisnik, qoftë edhe kur vjen me uniformë apo me pushtet!
Refuzoni me zë të lartë, e jo nën zë, njelloj si refuzuat mbrëmjen e kaluar, drejtues militant të policisë, që ju kerkuan të fashonit pa arsye koken e ndonjerit prej policëve te sjellë në urgjencë, në mënyrë që kur të vinte ministri Lleshaj me kamera, gjendja të dukej e rëndë!!!!
Eshtë e turpshme dhe c’njerëzore! Nëse PUSHT-eti është cmendur deri në këtë masë, sic e konstatoni edhe vetë kur ju jepen urdhëra të tillë, ne të dashur kolegë, duhet ti ruajme dinjitetin profesionit tonë fisnik. C’ka mund të bëjmë është të refuzojmë me forcë, e ti ofrojme mjekim për stabilizimin e shëndetit mendor, atyre që inskenojnë skenarë të tillë për fasadën e PUSHT-etit.