Fjalë zemre që burojnë nga shpirti, ato që kurrë një nënë nuk do të donte t’i nxirrte. Të tilla janë fjalët e Lira Koçës, stilistes së njohur në qytetin e Durrësit e cila pak ditë më parë humbi djalin e saj
“Parajsës iu shtua një engjëll i parakohshëm! Dhimbje dhe trishtim”, shkruan nëna e 29-vjeçarit Xhino Koça, i cili u hodh nga kati i tretë i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, teksa kurohej për Covid-19, ndërsa ka publikuar edhe foto nga djali i saj i ndjerë.
Ndonëse mjeket pohuan se i riu ishte drejt përmirësimit, ai në rrethana ende të paqarta kreu vetëvrasje.