Nje vajze, vetem 18-vjecare eshte nisur me urgjence ne spital. Sipas policise, vajza dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i pallatit ku banon. Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme ne Tirane, ne rrugën “Metush Luli” dhe vajza eshte identifikuar si shtetasja me iniciale K.Q.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.08.2020, rreth orës 13:15, në rrugën “Metush Luli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i pallatit ku banon shtetësja K.Q., 18 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.