Nje person ka perfunduar me plage ne spital, i goditur me sende te forta. Ngjarja ka ndodhur ne Selite, ku sipas policise, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Sh.D., ka goditur me sende të forta shtetasin I.M., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 22.08.2020, rreth orës 13:50, në Selitë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Sh.D., ka goditur me sende të forta shtetasin I.M., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi Sh.D., u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.