BallinaKronikeFOTO/Drogë në makinën e bashkisë, procedohet shoferi dhe nipi i Majlinda Bufit

FOTO/Drogë në makinën e bashkisë, procedohet shoferi dhe nipi i Majlinda Bufit

35-vjeçari Arbër Bufi, nipi i kryetares së bashkisë Majlinda Bufi është proceduar penalisht. Në makinën e tij është gjetur një sasi droge e llojit kanabis.

Bufi është edhe shofer i bashkisë së Roskovecit dhe është proceduar pasi është kapur me drogë.

Droga është gjetur në një nga makinat e bashkisë që përdorej për transportin e kryetares Majlinda Bufi gjatë ushtrimit të detyrës. Nuk dihet ende lloji dhe sasia e drogës që është gjetur në makinën e Bufit.
Ndërkohë deri më tani në lidhje me këtë ngjarje nuk ka asnjë prononcim nga policia e Fierit dhe nga vetë kryebashkiakja Bufi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular