Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Tiranë. Një 34-vjeçar është arrestuar, pas një konflikti të çastit, tek “Ish Qyteti i Nxënësve”.
Policia njoftoi se Robert Skara, duke lëvizur me një monopatinë është trembur nga mjeti me drejtues K.B, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim me këtë shtetas. Më pas Skara, e ka goditur me grushta si dhe i ka dëmtuar mjetin me sende të forta shtetasit K.B.
Abcnews.al ka siguruar pamjet, ku 34-vjeçari shihet teksa ka hipur mbi automjet, ndërsa ka thyer xhamin duke e goditur me këmbë.
Pas kësaj ngjarje, 34-vjeçari është arrestuar, ndërsa akuzohet për veprat penale “Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja”.
Njoftimi i policisë:
Parandalohet nga shërbimet e Komisariatit Nr.6, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti.
Goditi një shtetas dhe më pas i dëmtoi mjetin, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 34-vjeçari.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Konferenca e Pezës”, tek “Ish Qyteti i Nxënësve” dy shtetas po konfliktoheshin, menjeherë kanë shkuar në vendngjarje.
Sherbimet e Policisë, falë ndërhyrjes në kohë kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ku shtetasi R.S, kishte hipur mbi mjetin e shtetasit K.B, të cilin ja kishte thyer dhe po e kërcënonte si dhe po tentonte ta qëllonte me sende të forta, por është vënë në pranga nga Policia.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R.S, duke lëvizur me një monopatinë është trembur nga mjeti me drejtues K.B, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim me këtë shtetas. Më pas shtetasi R.S., e ka goditur me grushta si dhe i ka dëmtuar mjetin me sende të forta shtetasit K.B.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.S., 34 vjeç, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja” .
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.