Tre kushërinj janë arrestuar ditën e sotme në Fushë Krujë, ku dy prej tyre akuzohen se kanë kanosur dy policë, ndërsa njëri se theu arrestin e shtëpisë.
E.Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, aktualisht i dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe për shkak të situatës së COVID-19, i është caktuar të qëndrojë në banesë.
Shtetasit B.Sh., dhe A.SH.,(kushërinj), kanë kanosur për shkak të detyrës, për motive të dobëta punonjësit e policisë në IEVP Fushë Krujë, specialistin e informcionit dhe rojen e IEVP-së, ndërsa shtetasi E.Sh., pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte u ka shkuar në ndihmë dy kushërinjeve dhe i ka transportuar me makinë për ti shpëtuar kapjes së policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”