BallinaUncategorizedKriza në Bjellorusi/Mustafaj: Rama i pabesueshëm, autoriteti i kryeministrit është dëmtuar rëndë

Kriza në Bjellorusi/Mustafaj: Rama i pabesueshëm, autoriteti i kryeministrit është dëmtuar rëndë

spot_img

Gjatë intervistës së tij për News 24, ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj foli edhe për krizën politike në Bjellorusi dhe fakttin se kryeministri Edi Rama mund të kryesojë OSBE-në, për të zgjidhur këtë krizë.

Sipas tij, autoriteti i kryeministrit shqiptar është dëmtuar rëndë, aq sa është kthyer në person të pabesueshëm.

“Përpjekjet e zotit Rama për të luajtur rolin për ndërmjetësim në BE janë të drejta. OSBE ka qenë dhe është për monitorimin e zgjedhjeve. Në Bjellorusi ka ndodhur manipulimi i zgjedhjeve. Mua nuk më duket aq problematike sjellja e Lukashenkos, por Rusia. Rusia është hera e parë që pengon kryetarin e radhës që të shkojë atje. Nëse do ishte pala suedeze (që vjen më pas) do pranohej.

Rama është kritikuar ashpër nga të gjitha institucionet, përfshirë OSBE-në, dhe kjo tregon se autoriteti i tij është i dëmtuar dh është i pabesueshëm. Rama nuk konsultohet as me diplomatët, por vepron sipas kokës së tij. Duhet dialog patjetër në Bjellorusi dhe të ketë marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancës. Diplomacinë e vërtetë të OSBE e zhvillon Sekretariati”, u shpreh Mustafaj.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular