BallinaOP EDÇfarë i duhet spitalit të Delvinës t'i vij në ndihmë qytetarëve

Çfarë i duhet spitalit të Delvinës t’i vij në ndihmë qytetarëve

spot_img

Nga Hari Imeri

PER SPITALIN E DELVINES

Le të nisin gërmat e para të këtij mesazhi me falenderime dhe mirënjohje të sinqerta për mjekët,infermierët, dhe të gjithë stafin e spitalit, të cilët shprehin në ç’do moment gadishmërinë e tyre për t’ju përgjigjur qytetarëve në raste urgjencash me kapacitetet e tyre profesionale edhe pse me infrastrukturë pajisjesh mjekësore të kufizuara.

ÇFARE I DUHET SPITALIT TE DELVINES TI VIJ ME SHUME NE NDIHME QYTETAREVE:
Në ç’do vend të Europës në të cilën ne aspirojmë të shkojmë, nga shteti ndiqen politika lehtësimi ku shërbimi të shkoj lehtësisht te qytetari dhe jo qytetari te shërbimi mes vështirësish dhe orëvatjesh.
Edhe pse Spitali i Delvinës numëron dy ambulanca,mendoj se ambulanca që erdhi së fundmi në shërbim për qytetarët me kushtet moderne bashkohore që disponon, është për tu vlerësuar me mirënjohje.
Por realisht ajo që i duhet më së shumti dhe i vjen në ndihmë qytetarëve është që spitali gjigand në sipërfaqe që disponon Delvina të marrë jetë me të gjitha ato shërbime që i nevojiten qytetarëve.
✔Spitali duhet të njohi një transformim infrastrukturor në ambjentet e brendshme.
✔Të pajiset me laboratorë të plotë analizash dhe mjekë specialistë të fushave të ndryshme.
✔Të instalohen aparaturat moderne të grafisë dhe EKO-së që edhe pse janë prezente fizikisht aty, nuk janë në funksion.
✔Të rikthehet në funksion reparti i maternitetit.
✔Trajnim falas për infermierët
(Mesazh i diktuar nga diskutime të përditshme me qytetarë që duan ta vazhdojnë jetën e tyre në Delvinë)
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular