Futbollisti i Ajaksit Dejli Blind ka frikësuar skuadrën dhe tifozët teksa u shtri në fushë ditën e djeshme gjatë miqësores kundër Hertës së Berlinit.
Lojtari holandez ra në hyrje të zonës teksa po vraponte. Ai u zëvendësua menjëherë nga trajneri Erik Ten Hag, i cili zbuloi pas takimit se pompa artificiale e vendosur në zemrën e 30-vjeçarit u fik duke shkaktuar humbjen e kontrollit të lojtarit.
“Pompa kardiovaskulare e Dejli Blindit u fik. Ai u zëvendësua menjëherë pas ndeshjes dhe tani ndihet mirë. Po monitorojmë gjendjen e tij shëndetësore”, u shpreh trajneri i Ajaksit Ten Hag.
Blind vuan nga problemet në zemër. Ai ra në fushë dhjetorin e vitit të kaluar gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Valencias. Më pas, ai u diagnostikua me shqetësime në zemër.
PANORAMASPORT.AL
Subscribe