Një granatë ka shpërthyer në Gramsh, pasditen e sotme. Policia njofton se si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën 6-vjeçari A.Ll., i cili fillimisht është plagosur rënë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe 5-vjeçari A.L.
Granta, me të cilën fëmijët ishin duke luajtur gjendej në shtëpinë e shtetasit R.Ll.
Informacion paraprak
Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.